Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe Ermal Dredhës në festën e PS!

Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe Ermal Dredhës në

Sot Partia Socialiste në një atnosferë të qetë, festoi 34-vjetorin e saj. Kryeministri Edi Rama, pasi mbajti një fjalim me tone pozitive dhe batuta për të pranishmit, zbriti për të takuar socialistët që ishin mbledhur jashtë. Por kamera kapi një moment të pazakontë per festen, një bisedë me tone të larta mes tij dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Nuk është bërë ende publike se çfarë i tha Rama-Dredhës, por mënyra si e adresoi dhe toni i ashpër i komunikimit të tij ngritën pikëpyetje të shumta. Ajo që u pa qartë ishte se kryeministri nuk ishte i kënaqur, dhe Dredha u duk më shumë në pozicion dëgjuesi sesa bashkëbiseduesi.

Burime pranë PS-së thonë se tensioni mund të lidhet me:
• Pakënaqësi për menaxhimin lokal në Vlorë, një nga qytetet më simbolike për PS-në;
• Plehrat që shoqërojnë sezonin turistik me zjarre, në vend të fishekzjarreve si në çdo qytet turistik
• Ose ndoshta sinjale për një riorganizim të ardhshëm në hierarkinë vendore të PS-së.

Rama dihet që nuk i kursen qortimet, sidomos në publik, kur ndjen se dikush nuk po funksionon si duhet në skemën e tij politike. Takimi me Dredhën nuk ishte aspak i qetë dhe pamjet e kapura nga kamerat janë prova e kësaj.

Nëse ky ishte një sinjal paralajmërues për Dredhën, apo për të tjerët që mund të jenë në “listën e pritjes” për zëvendësim, mbetet për t’u parë në javët në vijim./ dritare.net