Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ikën Niko Peleshi. Kush është ministri i ri i Mbrojtjes!

Ikën Niko Peleshi. Kush është ministri i ri i Mbrojtjes!

Pirro Vëngu është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministri i ri i Mbrojtjes pas shkarkimit të Niko Peleshit, pasi ky i fundit do të marrë postin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së.

Pirro Vëngu është njëkohësisht edhe drejtori i Portit të Durrësit. Ai ka pasur disa detyra të rëndësishme para këtij emërimi. Më herët ka mbajtur portin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri dhe kohë më parë, shef kabineti i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati./K.C/dritare.net