Na ndiqni edhe në

Bota

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Vetëm 3 vite kohë për të ndaluar ekstremin e ngrohjes globale

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Vetëm 3 vite kohë
Bota ka vetëm tre vite kohë për të shmangur kalimin e kufirit kritik të ngrohjes globale prej 1.5°C, paralajmërojnë mbi 60 nga shkencëtarët më të njohur në botë. Në një raport të ri, thuhet se nëse emetimet e dioksidit të karbonit vazhdojnë me ritmet aktuale, rreth 40 miliardë tonë në vit, "buxheti i mbetur i karbonit" do të shterojë deri në vitin 2028.

Kufiri 1.5°C është vendosur nga Marrëveshja e Parisit në vitin 2015 për të shmangur pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike. Megjithatë, djegia e lëndëve fosile dhe shpyllëzimi masiv kanë bërë që ngrohja të përshpejtohet. Vetëm në vitin 2024, temperatura mesatare globale ishte për herë të parë mbi 1.5°C krahasuar me fundin e shekullit të 19-të.

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Vetëm 3 vite kohë

Shkencëtarët theksojnë se ngrohja e Tokës, shkrirja e akujve dhe rritja e nivelit të detit po ndodhin më shpejt se kurrë më parë. Rreth 90% e nxehtësisë së tepërt përthithet nga oqeanet, duke ndikuar ndjeshëm në jetën detare dhe duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonat bregdetare.

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Vetëm 3 vite kohë

Megjithë këto zhvillime shqetësuese, studiuesit vërejnë se ritmi i rritjes së emetimeve po ngadalësohet falë përdorimit në rritje të teknologjive të pastra. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe të rrepta për reduktimin e emetimeve.

“Çdo fraksion i ngrohjes që arrijmë të shmangim do të thotë më pak dëme, më pak vuajtje për popullatat më të varfra dhe më pak sfida për shoqëritë tona,” deklaroi profesori i politikave klimatike, Joeri Rogelj./K.C/dritare.net