Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë

Një studim i ri i publikuar nga BBC Future hedh dritë mbi një fenomen të përditshëm, por pak të kuptuar: pse rrudhen gishtat e duarve dhe këmbëve kur qëndrojnë në ujë.

Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh jo për shkak të thithjes pasive të ujit nga lëkura, por sepse sistemi nervor aktivizon ngushtimin e enëve të gjakut, duke ulur volumin në majat e gishtave dhe duke krijuar rrudha. Ky është një reagim i kontrolluar nga nervat, jo një proces pasiv.

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë

Studimet tregojnë se kjo veçori mund të jetë një adaptim evolucionar që u ka ndihmuar paraardhësve tanë të kapnin më mirë objekte të lagështa ose të ecnin në sipërfaqe të rrëshqitshme, si shkëmbinj ose degë në kushte me shi. Rrudhat rrisin fërkimin dhe përmirësojnë kapjen në mjedise të lagështa.

Interesante është se mënyra si rrudhja e gishtave mund të tregojë shenja të problemeve shëndetësore si diabeti, fibrozë cistike, dëmtime nervore apo probleme kardiovaskulare. Në disa raste, mungesa e rrudhave në një dorë mund të sinjalizojë shenja të hershme të sëmundjes së Parkinsonit.

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë

Ky fenomen ende nuk është vërejtur gjerësisht te primatët e tjerë, përveç majmunëve japonezë macaque që qëndrojnë në ujë të ngrohtë, duke shtuar enigmën nëse kjo është një veçori unike njerëzore.

Pra, edhe pse ende nuk kemi një përgjigje të saktë përse evoluoi kjo veçori, rrudhat në ujë janë më shumë se një kuriozitet, ato mund të jenë një mjet diagnostikues dhe dëshmi e inteligjencës së trupit tonë./K.C/dritare.net