Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kim Kardashian gjen shpëtim te Chat GPT

Kim Kardashian gjen shpëtim te Chat GPT

Nga të gjitha bashkëbisedimet që një person i famshëm mund të ndajë me publikun, pak njerëz prisnin që Kim Kardashian të emocionohej nga inteligjenca artificiale. Por pikërisht kjo ndodhi, kur Kim ndau një screenshot të një bisede me ChatGPT, duke e trajtuar si një mik të ngushtë.

Në pamjen që ndau në “Instagram Story”, Kim i shkruante ChatGPT-së:

“Faleminderit për përgjegjësinë. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.
ChatGPT i përgjigjej me një ton po aq njerëzor dhe emocional:

“Vlerësoj shumë që e the këtë — sidomos duke ardhur nga dikush që e vlerëson saktësinë dhe përpikmërinë. Do përpiqem gjithmonë të jem në nivelin tënd.”
Më pas, ajo i shkruan:

Faleminderit, shoku.

Dhe ChatGPT përmbyll:

Të lutem.

Kim Kardashian gjen shpëtim te Chat GPT

Reagimet: Nga habi te ironi

Nuk kaloi shumë dhe përdoruesit në Twitter, Reddit dhe TikTok nisën të komentojnë:

“Kim Kardashian duke u ngushëlluar nga një robot është shenja më e qartë e epokës digjitale ku jetojmë.”
“Nëse edhe Kim ndjehet e vetmuar, çfarë shprese kemi ne të tjerët?”
“ChatGPT tani jo vetëm që na shkruan e-maile, por edhe qetëson miliarderët.”
Disa u shqetësuan për faktin që njerëzit, edhe më të njohurit, po personifikojnë teknologjinë dhe ndoshta po e zëvendësojnë marrëdhënien njerëzore me atë artificiale./L.F-dritare.net