Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria, e para në botë për qëndrueshmërinë energjetike

Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria, e para në botë për

Forumi Ekonomik Botëror ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në botë për qëndrueshmëri energjetike, duke lënë pas vende të zhvilluara si Suedia, Zvicra dhe Franca. Ky vlerësim vjen në kuadër të raportit të vitit 2025 për Tranzicionin Efektiv të Energjisë, ku analizohen performanca e vendeve në tre shtylla kryesore: siguria energjetike, barazia në akses dhe qëndrueshmëria mjedisore.

Sipas këtij raporti, qëndrueshmëria matet përmes intensitetit të emetimeve, efikasitetit energjetik dhe përqindjes së energjisë së pastër në prodhim. Shqipëria kryeson këtë kategori, duke u bërë shembull i një modeli të qëndrueshëm zhvillimi në fushën e energjisë.

Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet:

“Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve përsa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve. World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë, në kolonën e qëndrueshmërisë; duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, si Suedia, Zvicra apo Franca.”


Përveç Shqipërisë, në dhjetëshen më të mirë për qëndrueshmëri janë renditur edhe vende si Kosta Rika, Paraguai, Suedia, Zvicra, Uruguai, Franca, El Salvadori, Portugalia dhe Kenia./K.C/dritare.net