
Kulluri godet Bardhin: Nuk e njoh fare, s’kam asgjë të përbashkët me të
Dritare.net
Në një intervistë për emisionin Dekalog me Roland Qafokun në DritareTV, Edvin Kulluri, ish-anëtar i Partisë Demokratike, u shpreh me tone të forta ndaj Gazment Bardhit, një prej figurave aktuale drejtuese në PD. I pyetur nëse e njeh personalisht Bardhin dhe çfarë mendimi ka për të, Kulluri dha një përgjigje befasuese:
“Gazment Bardhin? Nuk e njoh. Nuk kam pasur ndonjë aktivitet të përbashkët politik me të. Unë jam te brezi tjetër i PD-së, brezi që të paktën një herë ka fituar. Nëse do njihja atë PD që përfaqëson Bardhi, do isha ende atje. Unë ika kur PD-ja u katandis kështu.”
Moderatori Roland Qafoku e ngacmoi më tej me një pyetje të drejtëpërdrejtë:
“Domethënë ti Gazment Bardhin nuk e njeh?”
Kulluri u përgjigj pa ekuivok:
“S’e njoh fare. Ndoshta mund ta kem takuar njëherë në oborrin e PD-së kur ishte i panjohur. Po unë po ta njihja atë PD, nuk do isha këtu, do isha ende atje.”/K.C/dritare.net

















