
Trump i përgjigjet Putinit: Kujdesu për Rusinë, ma lër mua ndërmjetësimin mes Izraelit dhe Iranit
Dritare.net
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, ditën e martë, gjatë së cilës ka refuzuar një propozim të Moskës për të ndërmjetësuar në tensionet mes Izraelit dhe Iranit.
"Fola me të dje," u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë shumë detaje mbi përmbajtjen e bisedës, sipas agjencisë ruse Interfax.
Presidenti amerikan bëri të qartë se nuk është i interesuar për momentin për përfshirjen e Rusisë si ndërmjetëse në konfliktin mes dy vendeve të Lindjes së Mesme. “Më propozoi të ndihmonte si ndërmjetësuese. I thashë: "Më bëj një nder. Kujdesu fillimisht për vendin tënd. Le të ndërmjetësojmë më parë për Rusinë. Me të tjerat merremi më vonë’”, tha Trump./K.C/dritare.net

















