
Bledi Shkëmbi largohet nga drejtimi i klubit të Tiranës
E Mërkurë 18 Qershor 2025, 17:05
Dritare.net
Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Tekniku korçar ka ndërprerë bashkëpunimin me bardhblutë pas mbylljes së sezonit, ku arritën t'i shpëtojnë rënies vetëm me play off.
Edhe pse kishte kontratë deri në dhjetor Shkëmbi dhe klubi nuk do të vijojnë më së bashku. Për Shkëmbin raportohet se ka oferta nga klube jashtë Shqipërie, e konkretisht Struga e Maqedonisë së Veriut./K.C/dritare.net

















