
FBI paralajmëron përdoruesit e iPhone: Fshijeni menjëherë këtë mesazh!
Dritare.net
FBI ka lëshuar një paralajmërim urgjent për të gjithë përdoruesit e iPhone në Shtetet e Bashkuara, duke i këshilluar që të jenë shumë të kujdesshëm ndaj një skeme të re mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve tekst. Sipas autoriteteve, ky mesazh paraqitet sikur është dërguar nga Departamenti i Automjeteve Motorike (DMV), duke e bërë atë të duket zyrtar dhe i besueshëm.
Mesazhi përmban një link që kërkon të klikohet për të verifikuar ose përditësuar informacione personale. Megjithatë, klikimi i tij mund të çojë në komprometimin serioz të sigurisë së telefonit dhe të dhënave personale të përdoruesit.
Qendra për Ankesat për Krimet Kibernetike e FBI-së (IC3) ka konfirmuar se termi “shumë e papaguar” është i zakonshëm në raportimet që ka marrë kohët e fundit, çka tregon për një rrjet mashtruesish të mirëorganizuar që vepron në disa shtete amerikane, përfshirë Nju Jorkun, Kaliforninë, Floridën, Teksasin dhe Xhorxhian.
Ekspertët këshillojnë që përdoruesit të mos hapin asnjë link të dyshimtë, të mos ndajnë informacione personale dhe të raportojnë menjëherë raste të tilla. Gjithashtu, rekomandohet kontrolli i burimeve zyrtare për çdo njoftim të dyshimtë dhe përditësimi i rregullt i sistemeve të sigurisë në pajisjet mobile.
Ky rast tregon edhe një herë nevojën për vigjilencë të shtuar përballë sulmeve të sofistikuara që përdorin emra dhe pamje zyrtare për të mashtruar qytetarët./K.C/dritare.net

















