Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ana Kallaku flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn pas ndarjes së Besit

Ana Kallaku flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn pas

Në një kohë kur ndarjet romantike shpesh sjellin edhe krisje në marrëdhëniet shoqërore apo familjare, moderatorja Ana Kallaku ka folur për herë të parë mbi raportin e saj me ish-kunatën, këngëtaren Xhensila Myrtezaj. E ftuar në një intervistë për ATV, motra e Bes Kallakut është pyetur për marrëdhënien e saj me Xhensilën pas ndarjes së bujshme të çiftit.

Ana sqaroi se raporti mes tyre nuk është prishur dhe se të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakte, madje e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Moderatorja theksoi se për të, njerëzit që kanë qenë pjesë e rëndësishme e jetës, mbeten gjithmonë të respektuar, pavarësisht se si ndryshojnë rrjedhat e jetës.

Deklarata e Anës ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke u vlerësuar si një qëndrim i pjekur dhe i matur në një situatë të ndjeshme familjare./K.C/dritare.net