Na ndiqni edhe në

Sport

Mbappe dërgohet me urgjencë në spital

Mbappe dërgohet me urgjencë në spital

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, është dërguar në spital pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore që e detyroi të mungojë në ndeshjen hapëse të klubit spanjoll në Kupën e Botës për Klube.

Klubi konfirmoi se sulmuesi francez, 26 vjeç vuan nga gastroenterit akut dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor, ku po i nënshtrohet analizave dhe trajtimeve të nevojshme.

Mbappe nuk ishte i pranishëm në barazimin 1-1 të Realit kundër Al-Hilal të mërkurën. Gastroenteriti akut shfaqet me simptoma si diarre, të vjella, temperaturë, humbje oreksi dhe dhimbje barku me ngërçe, simptoma që kanë ndikuar rëndë në gjendjen e lojtarit.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, u pyet për gjendjen e yllit francez.
“Nuk e di nëse Mbappe do të jetë gati për ndeshjen e radhës. Do të shohim. Ai nuk është ndjerë mirë në dy ditët e fundit. Është i sëmurë,” deklaroi Alonso.

Mbappe është tashmë në dyshim për përballjen e ardhshme të Realit këtë të diel kundër skuadrës meksikane Pachuca. Madrilenët do të mbyllin fazën e grupeve ndaj RB Salzburg./K.C/dritare.net