Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Votat e Tiranës. Çfarë u zbulua nga rinumërimi!

Votat e Tiranës. Çfarë u zbulua nga rinumërimi!

Procesi i rinumërimit të votave në Tiranë ka nxjerrë në pah raste të nrdyshimit të votave brenda listave preferenciale, si për Partinë Demokratike, ashtu edhe për Partinë Socialiste.

Partia Demokratike:
Ilir Alimehmeti, që pretendonte për vjedhje votash, rezulton me vetëm 4 vota më pak se sa kishte në 11 maj.
Jorida Tabaku, rivale për mandatin, ka pasur 11 vota më pak, që tani do t’i rikthehen.
Kandidatë të tjerë si Petrit Doda, Petrit Gjorgji dhe Edit Harxhi rezulton të kenë marrë 10-14 vota padrejtësisht.
Ilda Zhulali ka humbur 13 vota në numërimin fillestar.

Partia Socialiste:
Fatmir Xhafaj rezulton me numrin më të madh të votave të marra gabimisht.
Kejsi Elezi dhe Sofika Lleshi kanë marrë nga 22 vota të padrejta.
Në garën për mandate, Olta Xhaçka ruan pozicionin me vetëm 1 votë më shumë, ndërsa Blerina Gjylameti ka 2 vota më pak.

Rinumërimi ka zbuluar gabime në shpërndarjen e votave preferenciale, por nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në renditjen e kandidatëve fitues, të paktën deri tani./l.F-dritare.net