Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kokë më kokë me Berishën! A po planifikon Fatbardh Kadilli të marrë drejtimin e PD-së?!

Kokë më kokë me Berishën! A po planifikon Fatbardh Kadilli

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV me gazetarin Roland Qafoku, Kadilli u shpreh se PD ka nevojë për lëvizje nga baza, dhe ai vetë është i gatshëm të ndërmarrë hapa konkretë, nëse vëren se ekziston një mbështetje reale për ndryshim.
“PD ka nevojë për lëvizje në bazë dhe unë kuptoj që këto lëvizje kanë filluar,” tha Kadilli.



Kur u pyet nëse do të ndërmarrë një nismë konkrete politike, Kadilli u shpreh i qartë:
“Unë do ta testoj gatishmërinë e bazës. Nëse e vërtetoj që këta njerëz duan ndryshim dhe më mbështesin, po, do të bëj lëvizjet e mia. Mund ta them hapur: mund të nis një aksion politik.”
Qafoku: A do të guxojë Kadilli të përballet me Berishën?
“Më kanë pyetur: ke dalë kandidat përballë Bashës, a do të dilje përballë Berishës? Dhe unë kam thënë: Kur Sali Berisha bën zgjedhje për veten, është si të garosh me mbretin në oborrin e mbretit. Ama, unë nuk i shmangem asnjë gare, nëse njerëzit më kërkojnë, hyj pa menduar dy herë. Nuk i trembem garës me Berishën, por duhet të më vërtetojnë se duan ta ndryshojnë këtë parti,” theksoi ai./E.P-dritare.net