
Fotot/ Çfarë nuk u pa nga festa e PS-së!
E Enjte 19 Qershor 2025, 21:09
Dritare.net
Partia Socialiste festoi në ambientet e selisë rozë 34‑vjetorin e themelimit të saj, një përvjetor që erdhi një javë më vonë për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhej jashtë vendit për arsye familjare.
Në festë morën pjesë figura të njohura të PS-së, duke përfshirë të rinj dhe veteranë si Et’hem Ruka, Gramoz Ruçi dhe Arta Dade.
Në përgjithësi, ishte një mbrëmje jo ceremoniale, por e ngrohtë, me takime mes brezash dhe mesazhe për projektet e ardhshme, ndër to integrimin në BE dhe forcimin e strukturave të partisë në terren./K.C/dritare.net

















