Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në festën e PS-së: Fatmirësisht i pashë Ruçin dhe Daden, kur të mos jenë ata, s’do jem dhe unë!

Rama në festën e PS-së: Fatmirësisht i pashë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim me tone të ngrohta, por edhe ironike, gjatë festës së organizuar sot për përvjetorin e Partisë Socialiste. Duke vlerësuar kontributin e figurave historike dhe aktuale të PS-së, Rama solli në vëmendje disa nga emrat më të njohur të së majtës, mes tyre edhe Gramoz Ruçin dhe Arta Daden.


“I japim një forcë të madhe PS-së në territor duke u mbështetur te njerëzit më të talentuar, të përgatitur dhe të përkushtuar. Më zunë sytë dy. Fatmirësisht sytë ma vajtën nga Ylli Rakipi te Frrok Çupi. Si për të thënë ‘unë erdha por s’jam me ju’. Ylli, e dimë që s’je me ne, por mos rri shumë i distancuar se dukesh si ata në piktura që rrinë në hije.”

Në vijim, Rama u ndal dy nga socialistët më të vjetër dhe më të respektuar: ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe ish-deputetja Arta Dade.

“Dua të falënderoj ata që janë para nesh dhe që janë të pranishëm në këto sebepe dhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu, dy ekstreme do marr: zysh Artën, që s’më ndahet dhe shyqyr që të kemi dhe shokun Gramoz. Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë. Kështu që shihni dhe bëni,” u shpreh Rama, duke nënvizuar vazhdimësinë dhe peshën morale të figurave historike në PS.

Ai nuk harroi as gratë socialiste, duke theksuar rëndësinë e tyre në çdo betejë politike: “Faleminderit vajzave dhe grave që janë të pranishme. Kush u mbështet tek vajzat dhe gratë, fitoi.”

Në një atmosferë festive, me fjalë të përziera mes humorit, nostalgjisë dhe respektit institucional, Rama tregoi edhe një herë se Partia Socialiste e sheh të ardhmen duke nderuar rrënjët e saj./K.C/dritare.net