
Emri që propozoi Rama për të marrë drejtimin e Kuvendit!
E Diel 28 Korrik 2024, 14:02
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka propozuar Elisa Spiropalin për të zënë postin e kryetares e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës për arsye shëndetësore.
“Dua t’ju informoj se do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme dhe të posaçme të Kuvendit të Shqipërisë t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit. Ndërsa Bledi Cuçin e propozoj të marrë detyrën e nënkryetarit të Parlamentit. Edhe Niko Peleshi të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PS-së”, tha Rama ndër të tjera./K.C/dritare.net

















