Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kumbaro inspektim në Kavajë: Plazhet me përqendrimin më të madh të pushuesve dhe hoteleve

Kumbaro inspektim në Kavajë: Plazhet me përqendrimin më

Kumbaro inspektim në Kavajë: Këtu janë plazhet me përqendrimin më të madh të pushuesve dhe hoteleve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar në Kavajë me inspektimet në plazhe.

“Sfidë mbetet pastrimi i plazheve dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike, prandaj policia do të jetë në krahun tonë për ta përballuar një sfidë të tillë. Plazhet e Kavajës bashkë me plazhet e Durrësit janë vija bregdetare më e populluar, qoftë me pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e më shumë edhe pushues të huaj. Me rregulloren e re, subjektet që kanë strukturë akomoduese mund të marrin nën menaxhim parcela plazhi, si vlerë e shtuar për bizneset e tyre të hotelerisë. Është megjithatë, e rënëdësishme të kemi një ndërprerje të vijës së plazheve të menaxhuara, edhe me plazhe publike. Gjithashtu edhe në plazhet e menaxhuara nga subjektet private duhet të respektohet një distancë rreth 7-8 metër nga deti, për qytetarët që dëshirojnë të qëndrojnë buzë detit”, u shpreh minsitrja Kumbaro.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro kërkoi nga institucionet të gjejnë mirëkuptim me banorët e pallateve dhe banesave pranë plazheve të mos zaptojnë hapësirat, si dhe kërkoi nga subjektet private të mos tentojnë për t’u shtyrë përtej parcelës së marrë nën menaxhim me kontratë, pasi do të quhet zaptim.

Në gjithë vijën bregdetare të Kavajës, janë 73 plazhe publike të cilat, ministrja Kumbaro kërkoi të pajisen me sinjalistikën e duhur nga bashkia.

“Kemi plazhe që prej vitit 2021 janë me kontrata 5-vjeçare menaxhimi, të cilat përfundojnë këtë vit. Nga viti tjetër do të kemi një situatë të përmirësuar të plazheve edhe më në favor të hapësirave publike. Do të duhet të jemi gjithë kohën në komunikim për të sinjalizuar njëri-tjetrin qoftë kur kemi raste të zaptimit të plazheve, qoftë të ndotjes së hapësirave publike. Përtej plazheve, është e rëndësishme të pastrohet edhe pjesa e gjelbërimit dhe pyllit, ku shpesh bëhen vendepozitime për mbetjet”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, nga ana tjetër u shpreh se për shkak të përqëndrimit të lartë të hoteleve, kërkon më shumë impenjim menaxhimi i hapësirave ndërsa shtoi se “Ka hyrë në fuqi urdhri i bashkisë që pezullon ndërtimet dhe punimet në zonën e plazhit, me qëllim për të garantuar një sezon të pastër dhe të qetë”./L.F-dritare.net