
Fatbardh Kadilli: Bardhi shërbëtor i Bashës. Ju tregoi gabimet e Belind Këlliçit!
Dritare.net
I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV me gazetarin Roland Qafoku, Fatbardh Kadilli, ka folur pa doreza për disa nga figurat kryesore të opozitës, Belind Këlliçin dhe Gazment Bardhin.
Mos harroni të bëni subscribe në kanalin tonë në YouTube!
Për Këlliçin, Kadilli u shpreh se nuk ka asnjë pritshmëri politike:
“Djalë, i informuar, e kam edhe mik, rrimë shpesh bashkë, por politikisht nuk pres asgjë nga ai. I ka pasur mundësitë, nuk i ka përdorur. Nuk ka treguar vullnet për të ndryshuar gjëra.”
Ai e akuzoi Këlliçin për mungesë qëndrimi në momentet kritike për Partinë Demokratike:
“Në vitin 2021, pas një humbjeje të dytë, kur u përsërit e njëjta mazhorancë dhe e njëjta opozitë, duhej mbajtur një qëndrim. Ai zgjodhi të bie dakord fillimisht me Bashën, pastaj me Berishën. Kështu bëri edhe gjithë Forumi Rinor.”
Ndërsa për Gazment Bardhin, Kadilli u shpreh se e ka vlerësuar si zyrtar, por jo si politikan me vizion të pavarur:
“E kam njohur si zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, shumë i përgatitur, sistematik. Por në politikë, pyetja është: Pse je aty? Ai ka qenë shërbëtor i Lulzim Bashës. E kam thënë edhe në kryesi, madje debatet nuk i kam pasur me Bashën, por me Bardhin.”
Kadilli theksoi se Bardhi ka qenë pengesë për reformimin e partisë dhe refuzues ndaj propozimeve të tij për ndryshime statutore:
“Pas garës për kryetar, unë çova propozimet e mia politike për ndryshime statutore. Të gjitha i hidhte poshtë me arrogancë.”-E.P-dritare.net

















