Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zv/kryeministrja Albana Koçiu apel për qetësi: Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar

Zv/kryeministrja Albana Koçiu apel për qetësi: Shqipëria

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe vandalizmi, duke theksuar se sulmet ndaj institucioneve, Policisë së Shtetit dhe shkatërrimi i pronës publike nuk janë mënyra e duhur për të shprehur pakënaqësinë.

"Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot. Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi. Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari. Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur"./L.F-dritare.net