Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti i Republikës reagon për protestat: Palët të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje

Presidenti i Republikës reagon për protestat: Palët të

Presidenti i Republikës ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit thekson se e drejta për protestë paqësore është një nga themelet e demokracisë dhe se shteti ka detyrimin ta garantojë atë.

Megjithatë, ai nënvizon se dhuna nuk mund të jetë mjet për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa veprimet e policisë duhet të respektojnë ligjin dhe parimin e proporcionalitetit.

“Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, shprehet Presidenti.

Ai gjithashtu thekson se mbetet i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke bërë të ditur se zyra e tij do të jetë e hapur për të rinjtë dhe këdo që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.

Apeli i Presidentit vjen në një klimë të tensionuar protestash, ku kërkohet ruajtja e rendit, respektimi i të drejtave kushtetuese dhe shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës./L.F-dritare.net