Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e Kacifas/ Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë: Të mos politizohet çështja

Vrasja e Kacifas/ Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë:
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari ka reagaur në mediat greke për vrasjen e Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës, pasi nuk iu bind urdhrit  të policisë dhe qëlloi me armë në drejtim të tyre.

Ambasadorja ka kërkuar që kjo çështje të mos politizohet, teksa ka shtuar se më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nuk duhet të politizojmë ngjarjen, pasi më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes dy vendeve tona. Jam informormuar nga pala greke dhe jemi në kontakt edhe me palën shqiptare për çështjen”- ka thënë Ardiana Hobdari./ I.M-Dritare.net