Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video e arrestimit të bosit të Ndranghetas në Itali, Ernesto Fazzalari

Një operacion i suksesshëm është quajtur ai i policisë italiane që arrestoi pas 20 vitesh kërkim, bosin e mafias kalabreze Ndrangheta, Ernesto Fazzalari. Ai ishte personi i dytë më i rrezikshëm e i shumëkërkuar në Itali dhe Europë, pas mafiozit Matteo Messina Denaro.

Sipas mediave, 46 vjeçari u arrestua dje nga Policia e Rexhio Kalabrias. Bosi mafioz Fazzalari është një nga autorët e masakrës së vrasjes së 34 personave gjatë viteve ’90 në Taurinova e në rrethinat e Gioia Taura në rajonin e Kalabrisë.