Tensionohet situata në Kosovë, Policia përdor gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit
Dritare.net

Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në tentim për t’i shpërndarë protestuesit të mbledhur rreth objektit të Kuvendit dhe për ta mundësuar largimin e deputetëve nga objekti. Ka pasur të lënduar dhe arrestuar po ashtu.
Protestuesit e mbledhur kanë thënë se s’do të lejojnë deputetët të largohen derisa të mos votohet edhe në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ndryshimi u votua në lexim të parë, por në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, pasditen e të hënës nuk u arrit dakordim për t’u votuar në lexim të dytë. Nga PDK-ja thanë se Kurti ka kushtëzuar votimin e presidentit me votimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen. Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 tetori./dritare.net