Na ndiqni edhe në

Shqip

Historia e një sherifi shqiptar, dikur kampion me Dinamon. Flet Selim Çelmeta

Historia e një sherifi shqiptar, dikur kampion me Dinamon. Flet Selim

Selim Çelmeta u largua nga Shqipëria në vitin 1996 me dy valixhe, njërën me rroba dhe tjetrën me biçikletën. Sot, 30 vjet më vonë, ai është komandant në Departamentin e Sherifit në Santa Barbara të Kalifornisë. Megjithatë, në emisionin "Shqip" nga Rudina Xhunga në Dritare TV, rrëfen se zemra i ka mbetur në Pezë.

Jeta në Shqipëri

Çelmeta është lindur dhe rritur në Pezë, rreth 20 kilometra larg Tiranës, ku jetoi deri në vitin 1985. Që i ri u dashurua pas çiklizmit. Karrierën e nisi në vitin 1983 me të rinjtë e Dinamos, nën drejtimin e trajnerit Ilir Çule, dhe me ta u shpall dy herë kampion.

Historia e një sherifi shqiptar, dikur kampion me Dinamon. Flet Selim

Në vitin 1985 nisi shkollën e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Falë një lejeje të posaçme vazhdoi stërvitjet, dhe një vit më pas u grumbullua për herë të parë me ekipin kombëtar. Në dhjetë vjet garash mori pjesë në mbi 20 aktivitete ndërkombëtare. Fitoi dy Rrethe Çiklistike të Shqipërisë me ekipin, dhjetëra etapa dhe dy herë titullin e sportistit më të mirë të vitit.

"Është një nga periudhat më të bukura të jetës sime dhe e kujtoj me nostalgji", thotë ai.

Historia e një sherifi shqiptar, dikur kampion me Dinamon. Flet Selim

Pas diplomimit në vitin 1989 u emërua oficer në Gardën e Republikës, ku shërbeu deri në vitin 1996.

Ikja në Amerikë

Në vitin 1996 fitoi lotarinë amerikane. "Të them të drejtën, as që e kisha në mend të ikja", rrëfen ai. Bashkë me bashkëshorten, Orionën, u vendos në Kaliforni dhe e nisi gjithçka nga e para.

Historia e një sherifi shqiptar, dikur kampion me Dinamon. Flet Selim

Fillimet ishin të vështira. Nuk e njihte mirë gjuhën dhe nuk dinte ç'e priste. Në ato ditë, biçikleta e sjellë nga Tirana i hoqi stresin. Pas dhjetë vjetësh në sektorin privat iu rikthye uniformës, fillimisht në Ventura e më pas në Santa Barbara, ku ka rreth 20 vjet karrierë. Ndërkohë u kthye në bankat e shkollës dhe përfundoi studimet master në moshën 45 vjeç.

Sot, me dy fëmijë të shkolluar në Amerikë, thotë se familja nuk e ka harruar prejardhjen. Fëmijët flasin shqip, dhe tani gjuhën po e mësojnë edhe nipi e mbesa.

Historia e një sherifi shqiptar, dikur kampion me Dinamon. Flet Selim

Kthimi në Pezë

Edhe pas 30 vjetësh larg, Peza mbetet vendi ku Çelmeta mendon të kthehet. Aty është ende shtëpia e gjyshërve dhe e prindërve, "që ekziston, por jo me letra". Thotë se kur prindërit ishin gjallë vinte në Shqipëri deri në katër herë në vit, dhe se edhe sot shkon sa herë i jepet rasti.

"Njeriu e nis karrierën, arrin kulmin dhe vjen një moment që del në pension. Unë akoma i kam ato pasionet e mia që një ditë të rikthehem aty ku më rëndon guri", thotë Selim Çelmeta./dritare.net