Pasqyra e Flamingos, Rama: Sulmet nga 32 adresa të huaja u zmbrapsën pa dëme
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e 24 orëve të para të funksionimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, duke njoftuar se ajo ka regjistruar mbi 127 mijë kërkime dhe 49 pyetje të reja. Sipas Ramës, platforma është përballur edhe me 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat janë zmbrapsur pa shkaktuar dëme. Ai e cilësoi këtë si fillimin e një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe kritikave në rrjetet sociale.
" FLAMINGO MIRROR – NJË EPOKË E RE TRANSPARENCE ?
Nga kalimi i saj LIVE, në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos/Flamingo Mirror” ka regjistruar:
3,397 kërkime për faqe
mbi 127 mijë kërkime totale në platformë
49 pyetje të reja
dhe gjithashtu
122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat janë zmbrapsur pa asnjë dëm.
KY ËSHTË VETËM FILLIMI i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit anti-shtet të kanaleve sociale.", shkruan Rama./K.C/dritare.net