Sulmohet gazetari Bledi Mane. Kur dhuna prek gazetarët, nuk është më protestë
Dritare.net

Gazetari Bledi Mane është sulmuar sot, 5 tetor, në Tiranë, ndërsa ecte në zonën e ish-Bllokut. Sipas pamjeve dhe raportimeve të deritanishme, një grup protestuesish e ka vënë në shënjestër duke e qëlluar me vezë dhe sende të forta. Në pamje Mane shihet duke reaguar ndaj personave që e sulmojnë, ndërsa konfrontimi i mëtejshëm fizik është shmangur prej tij.
Ngjarja ndodh në një ditë protestash dhe tensionesh në kryeqytet. Por protesta, sado e fortë dhe sado legjitime të jetë pakënaqësia që shpreh, nuk mund të shndërrohet në leje për të goditur një gazetar në rrugë.
Mund të mos të pëlqejë Bledi Mane. Mund të mos jesh dakord me asnjë fjalë të tij. Mund ta kritikosh, ta kundërshtosh dhe t’i kërkosh llogari publikisht. Por nuk mund ta godasësh.
Sepse pastaj problemi bëhet më i madh se Bledi Mane.
Nëse politikanët, institucionet dhe godinat shtetërore mbrohen nga policia, kush i mbron gazetarët kur dalin nga studioja dhe ecin në rrugët e Tiranës? Çfarë duhet të presin gazetaret që çdo ditë dalin para publikut, bëjne pyetje, mbajne qëndrime pashmangshmërisht, zemërojne dikë?
Sot ishte Bledi Mane. Nesër mund të jetë cilido. Sot me gure, neser me plumba. Kjo eshte dhuna, kjo eshte anarkia. Kjo nuk eshte demokraci.
Prandaj kjo ngjarje nuk duhet kaluar si një episod folklorik proteste dhe as si një video për rrjetet sociale. Ky nuk është teatër. Është çështje sigurie. Policia duhet të sqarojë rrethanat, të identifikojë personat përgjegjës dhe të garantojë që gazetarët të mund të bëjnë punën dhe të lëvizin të sigurt.
Sepse në momentin kur një gazetar duhet të mendojë se mos e godasin në rrugë për atë që thotë, nuk është vetëm gazetari ne rrezik. Eshte vendi. Eshte kthim ne diktature. Dhe jo diktaturen e shtetit. Por te rruges. Do mbaje dikush qendrim apo do i kthehet vetgjyqesise ky vend./dritare.net