Blerina Matraku reagon pas videove intime: Mjaft, mos shpërndani më!
Dritare.net

Këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime në rrjetet sociale. Në një reagim të gjatë, ajo kërkon falje për situatën e krijuar, merr përgjegjësi për veprimet e saj dhe njëkohësisht apelon që videot private të mos shpërndahen më. Matraku thotë se privatësia e saj është cenuar dhe kërkon mirëkuptim, ndërsa u kërkon ndjekësve të ndalojnë qarkullimin e materialeve.
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.
I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.
Nuk jam këtu për të justifikuar veten. Jam këtu për të marrë përgjegjësinë time.
Kam bërë zgjedhje. Kam gabuar. Dhe për këtë nuk dua të fshihem pas asnjë justifikimi.
Por sot dua të flas edhe për diçka tjetër: për dhimbjen e një njeriu, për privatësinë e cenuar dhe për pasojat që vijnë kur një moment intim kthehet në spektakël publik.
Ajo që po ndodh nuk është më vetëm një histori për t’u komentuar. Pas saj ka njerëz, familje, fëmijë dhe jetë që preken.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar.
Por njëkohësisht, ju lutem, mos harroni se edhe unë jam njeri. Një njeri që ka bërë gabime, por që i është cenuar privatësia në formën më çnjerëzore të mundshme.
Sot ju lutem publikisht: Mjaft.
Mos shpërndani më. Mos e bëni më të madhe dhimbjen. Mos e ktheni një gabim njerëzor në një dënim pa fund.
Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht.
Dhimbja kërkon respekt.
Ju falënderoj ata që kanë zgjedhur të mos gjykojnë, të mos shpërndajnë dhe të tregojnë njerëzi në një moment kaq të vështirë për mua.
Jam njeri. Më është cenuar privatësia.
Dhe sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për mirëkuptim dhe respekt.”/K.C/dritare.net