Ja kush është kryetari i ri i Gjykatës së Lartë!
Dritare.net

Ilir Panda do të jetë kryetari i ri i Gjykatës së Lartë. Kandidatura e tij është miratuar unanimisht nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke marrë 14 vota pro dhe asnjë kundër.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët votuan për kandidaturën e Pandës për drejtimin e institucionit më të lartë gjyqësor në vend.

Pas përfundimit të procesit të votimit, kandidatura e tij mori mbështetjen e të gjitha votave të hedhura.
Ilir Panda do të marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Gjykatës së Lartë më 19 tetor 2026, duke nisur nga kjo datë ushtrimin e funksioneve në krye të institucionit.
Zgjedhja e kryetarit të ri është bërë nga vetë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, përmes Mbledhjes së Përgjithshme, në përputhje me procedurën për përcaktimin e drejtuesit të institucionit.
Kështu, nga 19 tetori, Ilir Panda do të drejtojë Gjykatën e Lartë, pas marrjes zyrtare të detyrës./K.C/dritare.net