

Ethet nuk janë në vetvete një sëmundje, por thjesht një simptomë se diçka po ndodh brenda trupit. Por, në qoftë se temperatura është shumë e lartë, mund të përdorni disa produkte të thjeshta në kushtet e shtëpisë për ta ulur, vetëm se, në çdo rast duhet të konsultoheni me mjekun.
Një mënyrë klasike për uljen e etheve është duke fërkuar me një leckë të lagur me ujë të ftohtë (jo akull) në zonën e kyçeve, të duarve, ballit dhe këmbëve për të lehtësuar shpërndarjen e ngrohjes. Masazhi këshillohet disa herë, çdo gjysmë ore. Vendosni këmbët në ujë me uthull dhe mbajini për rreth 10 minuta.
Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve; shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çdo 30 minuta i sëmuri duhet të pijë çaj për të ulur temperaturën.
Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta.

















