Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Seksist, i patalentuar/ Rezart Veleshnja debat me Niki Delijorgjin: Për shkak të babait, je e paaftë mendërisht!

Seksist, i patalentuar/ Rezart Veleshnja debat me Niki Delijorgjin: Për

Të ftuar në emisionin, Shiko Kush Luan, modelja Niki Delijorgji dhe aktori Rezart Veleshnja, patën një përplasje, të cilën e vijuan sot në rrjete sociale. Gjithçka nisi pasi Niki i tha Rezartit, se është ndjerë e ofenduar nga komentet e tij në studio. Debati erdhi pas një skene sensuale nga modelja Françeska Jaçe, ku gjatë performancës kishte komente të herë pas hershme nga Veleshnja.

Seksist, i patalentuar/ Rezart Veleshnja debat me Niki Delijorgjin: Për

"Ai nuk të ka respektuar gjatë emisionit. E ka kaluar masën dhe të ka ofenduar”, i tha gjatë emisionit Niki, Françeskës. Mirëpo të dy ata thanë se janë miq me njëri-tjetrin, ndaj ndjehen mjaft të afërt. Pas kësaj, debati vijoi në rrjet. Niki, e para që postoi shkroi se aktori është seksist, ofendues dhe aspak i talentuar.

Seksist, i patalentuar/ Rezart Veleshnja debat me Niki Delijorgjin: Për

"Ti nuk meriton të dalësh në Story-it e mia. Edhe pse je personazh antipatik për të gjithë publikun, unë do ndaj mendimin tim. Ti je seksist, ofendues, manipulues, misogjenist dhe aspak i talentuar. Je njeri i ulët pa asnjë vlerë humane. Të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s'ke si të kthesh përgjigje tregon nivelin tënd 0. Të mos respektosh momentin që unë jam "lidhur" me engjëj të pastër gjatë një emisioni tregon shumë mirë që t'u acaruan djajtë e tu të brendshëm", shkroi Niki.

Seksist, i patalentuar/ Rezart Veleshnja debat me Niki Delijorgjin: Për

Ndërsa aktori, përveçse nuk hezitoi t’i përgjigjej, shkroi se ajo nuk është e aftë mendërisht.

Seksist, i patalentuar/ Rezart Veleshnja debat me Niki Delijorgjin: Për

"E kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore nga se vjen. Mos u mërzit sepse unë babain artist e kam dhe jam mirë mendërisht, por kjo nuk do të thotë që ti të dëmtosh veten vetëm se babai yt ka bërë disa gabime. Mos e vrit mendjen, po unë do të thosha mos dil nëpër TV se i ngacmon plagët njerëzve. Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht."

Seksist, i patalentuar/ Rezart Veleshnja debat me Niki Delijorgjin: Për

Niki Delijorgji, është vajza e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji, i cili vite më parë ishte i akuzuari kryesor i dosjes Gërdeci. Ai u akuzua për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Delijorgji qëndroi rreth dy vjet në burg, por sipas Gjykatës së Strasburgut, pronari i “Albademil”, kompanisë që kryente demontimin në Gërdec ku ndodhi dhe tragjedia e 15 marsit 2008, u mbajt nën arrest edhe pse kishin përfunduar afatet ligjore. Për këtë ai u dëmshpërblye me 15 mijë euro./L.F-dritare.net