Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sa më shumë gabime bëni, aq më shumë shtohen dashnoret/Robert Berisha: I kërkoj falje të gjitha grave, po bëja humor

Sa më shumë gabime bëni, aq më shumë shtohen
Robert Berisha, para pak kohësh, bëri një deklaratë ku tha se gratë sa më shumë të gabojnë, aq më shumë do rritet numri i dashnoreve për burrat. Se dimë se ku e kishte mendjen Roberti kur tha këtë, por siç duket sot ka reflektuar. Ai i ftuar në Top Channel, i kërkoi falje të gjitha grave që kanë mbetur të ofenduar nga kjo deklaratë.

"Është shumë deklaratë seksiste. Kam kërkuar falje. Po kush nuk e njef Robertin nga afër mund ta ketë keqkuptuar deklaratën time. Ka qenë me humor. Kam bërë shumë muhabet rrugës, dhe isha i mbushur për të folur. Ishte një çast. Nga 1 milion intervistat e mia, me një e dhj*eva. U  bënë dy me këtë që thash. I kërkoj falje të gjitha nënëve, grave, motrave shqiptare që janë prekur. Nuk ka qenë tendencioze. Së pari kam ofenduar mamin tim, mamin e Renesë", tha ai sot i ftuar në Top Channel. Epo nuk është kurrë vonë, për t'i thirrur mendjes./L.F-dritare.net