Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Rrezikohen zgjedhjet në Elbasan”, reagon Bashkia: E vërteta e kërcënimeve ndaj Qazim Sejdinit

“Rrezikohen zgjedhjet në Elbasan”, reagon Bashkia: E
Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një përplasje të fortë mes lobeve ekonomike dhe atyre të krimit këtë vit zgjedhor në Elbasan. Hoxha tha në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 se Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan ku të gjitha partitë kanë bazat e tyre. Por pas deklaratës së gazetarit investigativ, vjen edhe reagimi i bashkisë së këtij qyteti.

I kontaktuar nga Gazeta “TemA”, përgjegjësi i zyrës së Informacionit në bashki, Besim Dybeli, thotë se deklarata e gazetarit Hoxha nuk është e vërtetë duke hedhur poshtë dyshimet për ndonjë sulm ndaj kryebashkiakut Sejdini.

“Analistët dhe gazetarët janë të lirë të shprehin deklarata, por unë jam i përditshëm në Bashki për shkak të punës që bëj dhe nuk ka asnjë kërcenim në adresë të z. Sejdini. Nuk është e vërtetë absolutisht që ruhet nga forcat speciale dhe këtë mund t’ua u them me shumë sinqeritet dhe përgjegjësi,” shprehet Dybeli.

Më herët gazetari Hoxha paralajmëroi përplasje të forte gjatë fushatës elektorale mes palëve politike dhe atyre të krimit në qytetin e Elbasan. “Që nga momenti që kryetari i Bashkisë së Elbasanit lëviz i ruajtur nga forcat speciale, atëherë unë mund t’ju them se rreziku i këtyre zgjedhjeve është Elbasani. Do ketë një përplasje shumë të fortë. Edhe një nga partitë e koalicionit, partia çame ka bazë të fortë, PS po, LSI po dhe opozita nuk heq dorë. Përplasje e lobeve të forta ekonomike dhe të botës së krimit. Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan. Biznesi i pari, paraja”, theksoi Hoxha.