
Pushime në Bahamas, por si është atje, një ditë e Emina Cunmulaj
Dritare.net

Ajo po pushon në plazhet e bukura të Bahamas-it, me bashkëshortin, dy vajzat Ella Faria dhe Mia Soraya, dhe vëllain e saj, Bekim Cunmulaj.
Nëse e shikon në Instagram, ajo tregon që po kalon pushime të mrekullueshme, dhe shoqëria e vëllait të saj i ka bërë pushimet e tyre më shqiptare.
Kalojnë bukur, por Emina i quan pushimet, me të drejtë, një rutinë, sepse ka dhe dy vajza që duan kujdesin e tyre. Dhe një nënë e përkushtuar si ajo, di të pushojë e të argëtohet dhe të kujdeset për Mian dhe Ellan.
Si është një ditë e Eminës me pushim? Ajo e tregon vetë.
Nëpërmjet një postimi në Instastory ajo e përshkruan kështu ditën e saj:
“ Grua, nënë, motër. Balanca e pushimeve: Zgjohem, ushqej me gji Mian, pastaj ha mëngjes me Ellan, ose kaloj pak kohë më të, varet nga koha. Pastaj Ella flenë pak gjumë, ndërkohë unë kaloj kohë me bashkëshortin. Ndonjëherë na bashkohet dhe vëllai, pastaj bashkëshorti shkon të punojë, ndërsa ne motër e vëlla kalojmë kohë bashkë. Zgjohet Ella, dhe e njëjtë gjë ndodh çdo ditë. Pushime të mbara”./E.B-dritare.net

















