Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Paparaci/ Nusja e Topallit shkon te Blushi, Bode- Gjiknuri të dënuar të durojnë gratë

Paparaci/ Nusja e Topallit shkon te Blushi, Bode- Gjiknuri të dënuar
Bode dhe Gjiknuri japin prova shembullore durimi, teksa gratë bëjnë ‘shopping’

Ndërkohë që në jetën e tyre politike ata janë superaktivë, shpesh edhe agresivë në momente të caktuara, polemizues, akuzues etj., në jetën private, politikanët kanë një sjellje gati të kundërt me atë që përshkruam më lart. Thonë që politika të bën disi të egër, është e vetmja mënyrë për të mbijetuar, por teksa tërhiqen në jetën private, mund të jenë vetvetja, pa instiktet e përgjigjeve flakë për flakë. Shtëpia është vendi ku ata janë aq të qetë, sa të duket shpesh e pabesueshme, a thua se kemi të bëjmë me të tjerë njerëz.

img_7437

Teksa sheh ish­ ministrin e Financave, Ridvan Bode, që pret i qetë në kafenenë e një qendre komerciale, pasi e shoqja ka bërë një goxha “shopping”, por edhe bebi i vogël do të lozë pak. Apo kur shikon ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili është mbështetur në një shtyllë dhe teksa bën baby­sitter­in për pak çaste me karrocën e fëmijës para, bën edhe ndonjë punë në celularin e tij ­ thua me vete që nuk i paske njohur mirë. Kot s’thonë që politika, edhe engjëllin e bën djall. Të paktën nuk janë të tillë full­time!

img_73321

Gazetaria investigative dhe pushteti lokal, kokë më kokë

Në një nga eventet e kryeqytetit, paparaci ynë ka arritur të kapë në një bisedë kokë më kokë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe drejtorin e programit investigativ, “Fiks Fare”, Filip Çakulin. Ky i fundit ka marrë përsipër të zbulojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. Ndërsa i pari, të punojë mirë që të mos bëhet një nga nga viktimat e kamerave të fshehta të Filipit.

img_5369

Nusja e djalit të Topallit, fanse e Blushit

Eva Murati, e cila njihet si prezantuese, por edhe si nusja e djalit të ish­kryeparlamentares Jozefina Topalli, pëlqen shkrimtarin Ben Blushi. Ajo ka pritur me durim në radhë, në ditët e Panairit të Librit, për të marrë librin e fundit të Blushit, “Kryeministri”, me autografin dhe dedikimin e autorit. Nuk e dimë nëse Eva pëlqen vetëm shkrimtarin Blushi, apo edhe politikanin Blushi. Nd­ërkohë Eva, një femër shumë e bukur, është rikthyer në ekran si prezantuese.

img_7219

Familja Fullani, lexues shembullorë

Me një kapelë republike dhe veshje “casual”, ish guvernatori Fullani gati­gati nuk njihej, teksa po dilte nga Pallati i Kongreseve, ndërkohë që vajza dhe djali i tij kanë blerë librat e tyre më të pëlqyer.

img_7185

Pasi kanë takuar të njohurit e tyre, familja Fullani, ku mungonte vetëm e zonja e shtëpisë, ka lënë ambientin e Panairit. Ajo që vëmë re është një ndryshim drastik i fëmijëve, djalit dhe vajzës, të cilat janë bërë superelegantë.

img_7200

Sipërmarrësit shqiptarë rrethojnë Ramën, teksa ai nuk i kursen batutat me ta!

img_5437