

Si ta bëni djathin e skuqur
Kaçkavallin ose djathin e bardhë të fortë, priteni në feta drejtkëndëshe. Më pas, lyejeni me miell, në vezë të rrahura me pak ujë dhe skuqeni në një tigan me gjalpë, ose me vaj, të cilin e keni vendosur të nxehet më parë. Djathi mund të skuqet edhe pa vezë, vetëm me miell, por në këtë rast yndyra duhet të nxehet shumë. Pas skuqjes, vendoseni në një letër kuzhine sa të thithë sasinë e tepërt të yndyrës dhe më pas servireni në pjatën përkatëse./shije.al

















