
Xhemal Uruçi: Berisha, i varrosur politikisht, ata që e mbështesin janë interesaxhinj e të paaftë
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, themeluesi i Partisë Demokratike në Shkodër Xhemal Uruçi ka komentuar situatën aktuale në PD dhe ka folur rreth aksionit politik të Berishës për të rimarrë drejtimin e PD. Sipas Uruçit, Berisha është i varrosur politikisht dhe se ai po e dëmton rëndë partinë Demokratike.
“Unë Sali Berishën e njoh që në vitin 1990. Shoh që sot aksioni i Berishës po sjell një impakt të rëndë në dëmtimin e PD-së dhe opozitës. Sali Berisha është në grahamat e fundit, është i varrosur politikisht. Berisha nuk sjell asnjë rezultat pozitiv as për elektoratin as për PD, ai vetëm e shkatërron atë. Berisha po sjell një dëm të madh në PD, ata që e mbështesin Berishën janë një gamë interesanxhinjsh dhe të njerëzish të paaftë. Berisha është jashtë realitetit. Sa i përket shpalljes “non grata” nuk ka asnjë shans që Berisha të falet, ky vendim do të ngelet i pandryshueshëm përjetësisht”, u shpreh Xhemal Uruçi./Dritare.net

















