Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Momenti kur droni hedh dy kuti në burgun e Peqinit! Çfarë kishte në to!

Video/ Momenti kur droni hedh dy kuti në burgun e Peqinit!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar sot një video që tregon një dron fluturues që futi celularë dhe drogë brenda burgut të Peqinit. Në videon e publikuar shihet që droni është kapur nga kamerat e sigurisë së burgut teksa hedh dy kuti qumështi brenda ambienteve të burgut.

Një nga pakot e qumështit brenda ishin vendosur dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Ndërsa në pakon tjetër u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë një sërë masash për të rritur sigurinë, duke përfshirë: shtimin e forcave të specializuara për monitorimin e hapësirave të jashtme dhe kontrollin e aktiviteteve të dyshimta; kontrollin e plotë të të gjitha zonave të hapura dhe të mbyllura të IEVP-së; si dhe analizimin e ngjarjes për përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve në këtë ngjarje. Po ashtu, është parashikuar që të gjithë të burgosurit ose të paraburgosurit që do të dyshohen për përfshirje në ngjarjen e mësipërme do të transferohen menjëherë në institucione të tjera për të parandaluar ndonjë përfshirje të mëtejshme në aktivitetet e paligjshme./K.C/dritare.net