Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U firmos nga vetë Enver Hoxha! Ish- shefi i sigurimit: Plani top-sekret i ushtrisë shqiptare për të marrë trojet etnike!

U firmos nga vetë Enver Hoxha! Ish- shefi i sigurimit: Plani top-sekret i

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare hartoi një plan ushtarak sulmues, ndoshta më ambiciozin në historinë e shtetit shqiptar. I koduar "Operacioni Shpërthimi", plani parashikonte një ndërhyrje masive ushtarake në Jugosllavi Ish-oficeri i sigurimit Hajro Limaj i ftuar në Dekalog në DritareTv zbulon detajet e këtij operacioni të jashtëzakonshëm.

"Plani nuk ishte vetëm për Kosovën, por për të gjitha trojet shqiptare: në Mal të Zi, Preshevë dhe Maqedoni," shpjegon Limaj. Operacioni parashikonte angazhimin e mbi 70,000 trupave dhe përdorimin e të gjithë arsenalit ushtarak të Shqipërisë, nga tanket te artileria. Ishte hera e parë që Shqipëria hartonte një plan mësymës, jo mbrojtës.

Plani u hartua në fshehtësi absolute nga vetëm tre persona ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit dhe drejtori i Zbulimit dhe u firmos nga vetë Enver Hoxha.

Ai ruhej në zyrën e ministrit në dy kasaforta të veçanta, ku një çelës mbahej nga ministri dhe tjetri nga shefi i Shtabit. Sipas Limajt, shërbimet sekrete jugosllave nuk arritën kurrë ta zbulonin ekzistencën e tij. Pse nuk u zbatua?

"Sepse kriza e madhe politike dhe përçarja që pritej në Jugosllavi pas vdekjes së Titos nuk ndodhi në atë formë që do të justifikonte ndërhyrjen," përfundon ai./E.P-dritare.net