
16-vjeçarja hidhet nga pallati në Tiranë, ndërron jetë!
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Një vajzë 16-vjeçare është gjetur e pajetë pranë një pallati në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, paraprakisht dyshohet se e mitura mund të ketë rënë nga lartësia e pallatit.
“Më datë 01.10.2025, në rrugën ‘Gjon Buzuku’, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, duke përfshirë dëshmitë e banorëve dhe sigurinë e zonës. Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe autoritetet apelojnë për bashkëpunim me hetuesit për të dhënë informacion nëse dikush ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes./K.C/dritare.net

















