
Njoftim urgjent nga Ambasada Amerikane: Veprimtaria e kufizuar deri në njoftim të dytë!
Dritare.net
Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, Ambasada Amerikane njofton se llogaria e saj në Instagram nuk do të përditësohet rregullisht për momentin. Përjashtim bëjnë vetëm informacione urgjente për çështjet e sigurisë.
Gjatë kësaj periudhe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara, si dhe në ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit, do të vazhdojnë sipas mundësive.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Instagram nuk do të përditësohet rregullisht - me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë - derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.”- shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane/E.P-dritare.net

















