Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shemben vilat trekatëshe në Valbonë, Rama mesazh ndërtuesve të jashtëligjshëm!

Shemben vilat trekatëshe në Valbonë, Rama mesazh ndërtuesve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku disa ndërtime të paligjshme, janë shembur. Pamjet e operacionit u publikuan nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ndërtimet ishin ngritur në një nga zonat më të mbrojtura dhe piktoreske të vendit.

Reagmi i Ramës:

"Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës

U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI

Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda.", shkruan Rama./K.C/dritare.net