
Momente paniku për Françeska Muratin, ja çfarë i ndodhi!
E Mërkurë 1 Tetor 2025, 20:08
Dritare.net
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka përjetuar momente frike pasi persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të hyjnë në apartamentin e saj luksoz.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka treguar derën e dëmtuar nga përpjekja e grabitësve, duke paralajmëruar ndjekësit:
“Dikush ka tentuar të na hyjë në shtëpi. Kanë shkatërruar derën. Keni kujdes me porositë që pranoni në banesë.”
Ngjarja vjen vetëm disa muaj pasi në apartamentin e saj ndodhi një zjarr i papritur, çka e bën situatën edhe më shqetësuese./K.C/dritare.net

















