Na ndiqni edhe në

Bota

SHBA hyn në shutdown. Ja kush preket më shumë!

SHBA hyn në shutdown. Ja kush preket më shumë!

Qeveria federale e SHBA-së ka hyrë në shutdown pasi republikanët dhe demokratët nuk arritën të miratojnë buxhetin. Ngërçi politik pritet të prekë miliona amerikanë në fusha të ndryshme.

Rreth 750 mijë punonjës federalë do të qëndrojnë në shtëpi pa pagesë, ndërsa të tjerë do të vijojnë punën, por pa marrë rrogë. Në të kaluarën, kjo ka shkaktuar kaos në aeroporte pasi kontrolloret ajrore dhe stafi i sigurisë refuzonin të punonin pa shpërblim. Edhe përpunimi i pasaportave pritet të vonohet.

Parqet dhe pyjet kombëtare mund të mbyllen, ndërsa muzetë e Smithsonian do të qëndrojnë hapur vetëm për pak ditë. Kopshti Zoologjik Kombëtar do të vazhdojë të kujdeset për kafshët, por kamerat “live” do të fiken.

Programet shëndetësore Medicare dhe Medicaid do të vijojnë, por ndihma ushqimore për familjet në nevojë rrezikon të mbetet pa fonde. Shërbimi postar, megjithatë, nuk ndikohet.

Ndërkohë, anëtarët e Kongresit do të vazhdojnë të paguhen edhe gjatë bllokimit./K.C/dritare.net