Na ndiqni edhe në

Shëndet

A shkaktojnë rënie flokësh injeksionet e njohura për humbje peshe? Ja çfarë thonë ekspertët

A shkaktojnë rënie flokësh injeksionet e njohura për humbje


Një numër gjithnjë e më i madh përdoruesish të barnave GLP-1 (si semaglutide) raportojnë rënie të flokëve dhe hapësira të zbrazëta në kokë. Një studim i ri nga Universiteti George Washington, me mbi 1 milion pacientë, tregoi se përdoruesit e GLP-1 kishin rrezik dukshëm më të lartë për humbje flokësh: deri në 26% më shumë pas 6 muajsh dhe 76% më shumë pas një viti.
Shkencëtarët theksojnë se nuk ka lidhje me alopecinë autoimune, por rënia lidhet më shumë me stresin e organizmit nga humbja e shpejtë në peshë dhe mungesa e ushqyesve. Lajmi i mirë është se flokët zakonisht rriten përsëri pasi ushqyerja rregullohet, edhe pse ky proces mund të zgjasë disa muaj.
Mjekët këshillojnë që ata që marrin injeksione GLP-1 të kenë kujdes me dietën dhe të zgjedhin humbje graduale në peshë, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun e rënies së flokëve pa humbur përfitimet e trajtimit./K.C/dritare.net