Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Plagosja në Kamëz, dy 16-vjeçarë në gjendje të rëndë pas sherrit mes adoleshentëve

Plagosja në Kamëz, dy 16-vjeçarë në gjendje të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kamëz, ku dy të mitur mbetën të plagosur me mjet të mprehtë pas një konflikti për motive të dobëta.

Njëri prej të plagosurve, A. Lika, është goditur në brinjë, ndërsa B. Tota ka marrë plagë në kraharor dhe ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të dy adoleshentët ndodhen aktualisht në sallën e operacionit.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50, në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, në ambientet pranë një gjimnazi. Konflikti ka përfshirë disa të mitur të moshës 15–17 vjeç.

Gjatë përplasjes janë plagosur me thikë dy 16-vjeçarët, ndërsa një tjetër bashkëmoshatar është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë janë vënë menjëherë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në konflikt.