
Veliaj padit në Kushtetuese dekretin për datën e zgjedhjeve në Tiranë
E Enjte 2 Tetor 2025, 16:04
Dritare.net
Erion Veliaj ka paraqitur edhe një ankesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese. Avokatët e tij kanë shtuar një objekt të ri në padinë e dorëzuar, duke përfshirë dekretin dhe pezullimin e pjesshëm të tij, në lidhje me pjesën që prek zgjedhjet në Tiranë.
“Vetë Gjykata Kushtetuese, nëse nuk pezullon menjëherë dekretin, do të gjendej përpara një realiteti të kryer ku edhe një vendim i saj shfuqizues nuk do të mund të rivendoste gjendjen e mëparshme, pasi procesi zgjedhor do të kishte prodhuar pasoja të pakthyeshme, përfshirë zgjedhjen e një kryetari të ri”, thuhet në shkresë./K.C/dritare.net

















