Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama, batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?

Rama, batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?

Gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një shaka me presidentin Macron, për ngatërresën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili në fjalimet e tij ka përmendur gabimisht Shqipërinë në vend të Armenisë.

Në një moment që u kap nga kamerat, Rama iu drejtua Presidentit Emmanuel Macron duke thënë me shaka:

Duhet të kërkosh falje!

Macron: Pse?

Rama: Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!

Macron: Më vjen keq pra!

Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!/K.C/dritare.net