
Zgjedhjet në 6 bashki, dekreti i Begajt botohet në Fletoren Zyrtare
E Enjte 2 Tetor 2025, 16:04
Dritare.net
Dekreti i presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Kreu i shtetit dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në 6 bashkitë e vendit, Tiranë, Berat, Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat.
Publikimi në Fletoren Zyrtare e bën dekretin zyrtarisht të detyrueshëm për institucionet përkatëse, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor./K.C/dritare.net

















