
Zgjedhjet e pjesshme/ KQZ propozon datën për hapjen e fushatës
E Enjte 2 Tetor 2025, 17:05
Dritare.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka propozuar Komisionit Rregullator që fushata për zgjedhjet në 6 bashki të nisë më 1 nëntor.
Sipas draftit, partitë duhet të dorëzojnë kërkesën për regjistrim deri më 11 tetor, koalicionet deri më 16 tetor, ndërsa kandidatët individualë deri më 19 tetor. Po ashtu, Zyra e Gjendjes Civile pritet të nisë hartimin e listave zgjedhore jo më vonë se 11 tetori./K.C/dritare.net

















